Derbi i kryeqytetit italian për Milot Rashicën
Lazio dhe Roma po e kërkojnë futbollistin e talentuar nga Kosova, Milot Rashicën. Atë më e herët e kishte kërkuar edhe Napoli.
Shumë skuadra italiane janë vënë pas talentit nga Kosova, Milot Rashica. Më parë e kishte Napoli, derisa pas tij tashmë janë vënë edhe Lazio e Roma, raporton albinfo.ch.
Drejtori sport i Lazios, Igli Tare e dëshiron në skuadrën e tij anësorin e Vitesses, i cili po shkëlqen në kampionatin holandez.
Futbollistin nga Vushtrria po e kërkon edhe skuadra e Romës, dhe ekipet italiane kanë filluar ‘luftën’ për talentin e Përfaqësueses së Kosovës.
http://www.albinfo.ch/derbi-i-kryeqyteti-italian-per-milot-rashicen/


