Hidromorava

Lirohet nga akuzat shqiptari që përqafoi Ronaldon

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prokurorët nga Florida Jugore kanë tërhequr akuzat për dëbimin e tifozit të hyri në fushë për të përqafuar Cristiano Ronaldo-n gjatë ndeshjes Real Madrid – Chelsea të luajtur në gusht.

Përfaqësuesit ligjor kanë njoftuar se 20-vjeçari Ronald Gjoka, një shqiptar me shtetësi kanadeze nuk do të jetë nën hetim.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se prokurorët kanë tërhequr akuzat kundër klientit tim”, tha Richard Hujber, avokat i Gjokës.

“Falënderojmë Cristiano Ronaldo-n për të gjithë ndihmën dhe konsideratën e tij për çështjen ku ishte përfshirë një student i ri me një të ardhme të ndritur.”

UBT

Vetë 20-vjeçari është shprehur se, shpreson që të ketë mundësi për ta falënderuar personalisht Ronaldon. “Ëndrra ime është ta takoj dhe t’i them faleminderit”, tha ai.

Zyra e përfaqësuesve ligjore kanë bërë disa herë përpjekje për të kontaktuar me pronarin e stadiumit “Sun Life”, ku u luajt ndeshja, por nuk ka marrë përgjigje. Pa dëshminë e viktimës, prokurorët thonë se çështja nuk mund të vazhdojë.

Por për rrëzimin e akuzave ndaj shqiptarit, ylli portugez i Real Madrid ndërhyri personalisht pasi i dërgoi një letër gjykatës duke kërkuar shpalljen e pafajshëm të 20-vjeçari.