Hidromorava

Lazio e Roma në ‘luftë’ për Abrashin e Gashin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Amir Abrashi e Shkëlzen Gashi gjatë afatit kalimtar mund të transferohen në Serie A të Italisë. Të dy futbollistët kosovarë mund të largohen nga Grasshoppersi, pasi për shërbimet e tyre interesim kanë shprehur dy rivalët e kryeqytetit italian, Roma dhe Lazio.

Kështu kanë raportuar mediat italiane dhe ato zvicerane, sipas të cilave Lazio mund ta ketë më të lehtë t’i angazhojë këta dy lojtarë sesa Roma.

Uji Dea

Kjo pasi drejtor i Lazios është shqiptari Igli Tare, e po ashtu në këtë skuadër luajnë tre shqiptarët tjerë: Lorik Cana, Etrit Berisha e Thomas Strakosha.

Andaj, falë këtyre shqiptarëve Lazio është në avantazh prej rivalit Romës në përpjekjet për t’i siguruar shërbimet e Abrashit e Gashit.