Bayern ofron Shaqirin për Koken
Manchester United dhe Liverpool nuk janë ekipet e vetme që po synojnë ta transferojnë talentin e Ateltico Madridit, Koke.
Interesim për reprezentuesin e Spanjës ka shfaqur edhe Bayern Munich. Madje ekipi bavarez thuhet se është i gatshëm t’ia ofroj klubit spanjoll Xherdan Shaqirin për Koken.
Kampioni i Europës po synon që të ofroj mesfushorin kosovar për të ulur çmimin e këtij shkëmbimi, pasi Koke kushton shtrenjtë.
Ndërkohë, gjatë këtyre javëve është përfolur se Xherdan Shaqiri ka zgjuar interesimin e Milanit dhe Liverpoolit.


