Januzaj godet shtyllën, Welbeck shënon
Manchester United është duke fituar 0-2 në “Villa Park” përballë Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për javën e 16 të Premier League-s.
Dy gola të Danny Welbeck po i ajpin tre pikët skuadrës së David Moyes, por duhet theksuar se shqiptari Adnan Januzaj është një ndër më të mirët në fushën e lojës për “Djajtë e Kuq”.
Edhe goli i parë ka ardhur falë tij: krosim në zonë, Januzaj godet me kokë por topi përplaset në shtyllë duke u kthyer te sulmuesi i United, që e çon lehtësisht në rrjetë.


