Fundamenti

Shaqiri vulos fitoren e Bayernit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Golin e parë per Bayernin e shënoi sulmuesi kroat, Mario Manxhukiq, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë. Epërsinë në dy golave e ngriti mesfushori gjerman, Mario Gotze, në minutën e 52-të të ndeshjes.

Golin e vetëm për mysaifret e realizoi Lasogga, tre minuta para përfundimit të ndeshjes.

Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje për Bayernin e shënoi futbollisti me orgjinë nga Kosova , Xherdan Shaqirit.

Uji Dea

Pas kësaj fitoreje, Bayern mbetet pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me 44 pikë, ndërsa Hamburger zë vendin e 13-të me 16 pikë të tubuara.

Rivali i Bayernit, Borussia Dortmund ka barazuar si mysafirë i Hoffenheim me rezultat prej 2:2.