Eko Higjiena

Për Kasamin interesohen Juventus, Liverpool dhe Everton

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Skuadra italiane Juventus dhe dy skuadrat angleze, Liverpool e Everton, janë të interesuara që gjatë afatit kalimtar të janarit ta transferojnë mesfushorin shqiptar të Fulhamit, Pajtim Kasami.

“Interesim kanë shprehur dy skuadrat angleze, Liverpool e Everton, por edhe Juventusi nga Italia për ish-lojtarin e Palermos, Pajtim Kasami. Të tri skuadrat ka kohë që po e ndjekin zhvillimin e Kasamit dhe duan të përforcojnë radhët e tyre”, ka njoftuar të premten ueb faqja italiane “sportsdirectnews.com”.

UBT

Kasami, 21-vjeçar, me skuadrën e Fulhamit ka kontratë deri në qershor të vitit 2015.