Fundamenti

Berisha i papunë, Lazio ecën tutje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lazio ka barazuar në kuadër të xhiros së fundit të Europa League.‘Lacialët’ nuk kanë arrit të triumfojnë para shikuesve të vetë në stadiumin ‘Olimpico’ ndaj skuadrës turke Trabzonspor duke barazuar me rezultat prej 0:0.

Megjithëse në pjesën e parë ‘lacialët’ dominuan në ndeshje, nuk arritën të realizonin golin e epërsisë, në saje të portierit të ekipit mysafirë, Onur, i cili në disa raste kishte edhe fat.

Ndërkaq, në anën tjetër portieri shqiptar i Lazios, Etrit Berisha, i cili luajti përgjatë 90 minutave pothuajse ishte i papunë, pasi që sulmet e ekipit turk mbaronin para zonës së rreptësisë së ‘lacialëve’.

FIDANISHTJA

Edhe pjesa e dytë ishte gati si ajo paraprakja, gjersa vendasit sulmonin pareshtur, mysafirët mbroheshin dhe arritën që ndeshjen ta përfundonin ashti siç edhe e filluan, me rezultat të bardhë, 0:0.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje nuk u paraqit mesfushori shqiptar, Lorik Cana, i cili duket se u pushua nga ana e trajnerit boshnjak, Vladimir Petkoviq.

Pas këtij barazimi, Lazio kalon, ashtu si edhe skuadra turke, në fazën tjetër të kësaj gare nga pozita e dytë e grupit J me 12 pikë, ndërsa Trabzonspor si lider me 14 pikë.