Kafiteritë në Gjilan nuk e zbatojnë ligjin , duhani pihet maksimalisht
Gjilan – Muhamet Kastrati inspektor komunal ka pranuar se gjendja në terren, kur është në pyetje Gjilani, nuk është e kënaqshme sa i përket zbatueshmërisë së këtij ligji . Ai ka thënë se po ballafaqohen me sfida të shumta e ndër to edhe me numrin e vogël, të pamjaftueshëm, të inspektorëve që do të inspektonin edhe zbatueshmërinë e këtij ligji.
Zbatimi i Ligjit për kontrollin e duhani në komunën e Gjilanit nuk është në nivelin e kënaqshëm. Sidomos tani me ftohjen e kohës duhani ka filluar të konsumohet në lokale e mbyllura. Inspeksioni komunal ka ndërmarrë tani së fundit një aksion të inspektimeve të institucioneve të ndryshme dhe se nuk kanë munguar as fletëparaqitjet për shkelësit e këtij ligji.
Se niveli i zbatueshmërisë të këtij ligji në Gjilan nuk është në nivelin e duhur doli edhe nga diskutimet që u bënë nga të pranishmit në një debat ku u debatua mbi “Ndryshimin kulturor që po e sjell zbatim i ligjit për kontrollin e duhanit n shoqërinë tonë”.
Muhamet Kastrati inspektor komunal ka pranuar se gjendja në terren, kur është në pyetje Gjilani, nuk është e kënaqshme sa i përket zbatueshmërisë së këtij ligji . Ai ka thënë se po ballafaqohen me sfida të shumta e ndër to edhe me numrin e vogël, të pamjaftueshëm, të inspektorëve që do të inspektonin edhe zbatueshmërinë e këtij ligji.
Kastrati ka shtuar se prej kur ka hy në fuqi ligji i ri për duhanin në maj të këtij viti, ka pasur një fillim të mbarë në Gjilan, por sipas tij kjo edhe ka ndodhur për shkak të motit të mirë dhe për faktin se shumica e objekteve hoteliere kanë pasur tarracat e tyre jashtë por se me ftohjen e motit gjendja ka ndryshuar për të keq.
Sipas Kastratit, po ashtu fushata zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve lokale ka ndikuar në efektivitetin e inspektorëve në terren.
Sipas tij pas përfundimit të balotazhit është punuar në terren dhe është bërë një numër i inspektimeve , disa prej të cilave kanë rezultuar edhe me shqiptimin e fletëparaqitjeve për shkelësit e këtij ligji.
Ai ka bërë me dije se në bashkëpunim edhe me policinë, brenda një dite, kanë bërë inspektimin e 16 objekteve dhe se me këtë rast edhe janë dhënë 6 fletëparaqitje.
Rrahim Bajrami inspektor i arsimit tha se edhe ata bëjnë inspektime në shkolla si inspektoriat rajonal dhe se japin pastaj edhe rekomandime për këto institucione konformë gjendjes që e regjistrojnë prej inspektimeve.
Ndërkohë, gjendja më ndryshe, është në kryeqytet, ku sipas Faik Hotit nga Ministria e Shëndetësisë, vërehen rezultatet pozitive të këtij ligji ndonëse ai tha se duhet punuar për t’u arritur rezultatet e dëshiruara.
Edhe , Skender Syla nga Organizata Botërore Shëndetësisë ka vlerësuar lartë ligjin në fjalë që e kanë aprovuar institucionet përkatëse dhe ka kërkuar zbatueshmërinë e saj në terren qind për qind, pasi kjo ka të bëjë direkt me mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve.
Ndërsa, për zbatueshmërinë e ligjit i ka vlerësuar si të rëndësishme edhe institucionet lokale nëpër komuna.
Shkumbim Spahija, në cilësinë e organizatorit, nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim – KADC,(Kosovo Advocacy and Development Centre), tha se po mbahen këto takime për t’u para gjendja aktuale e zbatueshmërisë së këtij ligji në komuna përkatëse dhe për të parë hapat që duhet ndjekur për të pasur rezultate pozitive./rajonipress/


