United Hospital

Lutfi Haziri realizon vizitë “historike” në Kosovën Lindore?

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po qëndron në një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës, ku është pritur nga kryetarja Ardita Sinani me bashkëpunëtorë.

Kjo vizitë është cilësuar si historike, marrë parasysh faktin se kryetari Haziri është kryetari i parë i një komune të Kosovës që e viziton Preshevën pas luftës.

“Kam pasur histori bashkëpunimi prej kohës kur unë udhëheq me pozita të ndryshme që prej kohës kur Riza Halimi ka qenë kryetar i Preshevës, për të vazhduar me Ragmi Mustafën, Shqipërim Arifin dhe tash zonjën Ardita Sinani. Do t’i konkretizojmë format e bashkëpunimit në kuadër të mikroregjionit europian Gjilan-Kumanovë-Preshevë, në kuadër të bashkëpunimit regjional të 17 komunave. Ky konkretizim do të shkojë edhe në segmentin e infrastrukturës dhe të zhvillimit lokal ekonomik, që është interes jetik i Preshevës, e po ashtu edhe i Gjilanit, Bujanocit dhe Tergovishtes etj”, kanë qenë fjalët e para të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me kryetaren Sinani.

Haziri tha se do të punoj dhe angazhohet konkretisht në mënyrë që rasti shqiptarëve të Kosovës Lindore të kuptohet drejtë në Prishtinë dhe obligimet të zbatohen.

“Kuvendi i Kosovës e ka për obligim që t’i obligojë disa nga rekomandimet finale që të miratohen disa nga rekomandimet finale të Rezolutës, që kanë të bëjnë me hapjen e zyrave lidhur me të drejtat e qytetarëve këtu, rishikimi i ligjit të shtetësisë, në nenin i cili po shkakton probleme për marrjen e dokumentacioneve dhe banimit, duhet të ndodhë një aktivitet më i madh ekonomik përmes odave apo përmes bashkëpunimit ndërkomunal. Ne si Gjilan jemi të gatshëm që ta bartim interesin publikc të qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera karshi realizimit të programeve qofshin në infrastrukturë, qofshin programe të përbashkëta që e trajtojnë ambientin, tretmanin e ujërave të zeza etj”.

ARKATANA

“Ne kemi arritur që Komitetin e Regjioneve të BE-së ta involvojmë në rastin tonë dhe shpresoj shumë që së bashku me kryetaren Sinani të shkojmë edhe në Bruksel, Strasburg dhe në vendet ku mund të sqarojnë më mirë rrethanat për të bashkëpunuar. Mbi të gjitha, jetike është që të relaksohen kufizimet deri në pikën zero, në mënyrë që njerëzit dhe bizneset të qarkullojnë shlirshëm”, tha Haziri.

Në fund të takimit, kryetari Haziri dhe kryetarja Sinani, u zotuan se së shpejti do të organizohet vizita e Hykmetet Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, gjë që do të mundësonte planifikimin e donacioneve të Qeverisë së Kosovës për komunën e Preshevës dhe Luginën në përgjithësi.

Në takim, Haziri është shoqëruar edhe nga udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku dhe Kushtrim Kadriu dhe Xhelal Shaqiri.

Gjatë ditës, kryetari i Gjilanit do të vizitoj edhe Komunën e Bujanocit, ku do të pritet nga kryetari Shaip Kamberi.

Përndryshe, kryetari Lutfi Haziri, në kohën sa ka qenë deputet, e ka sponsorizuar Rezolutën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë lidhur me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, e cila është miratuar nga Kuvendi i Republikës në vitin 2013 thuhet në njoftimin e ZIP në Gjilan, ndërkohë që Lutfi Haziri as që është kujtuar ti ftojë mediat gjilanase për ta përcjellur këtë ngjarje, thjesht Luta i vetëm iku në Luginë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.