ARKATANA

Oda me dymbëdhjetë oxhaqe

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Sabit Rrustemi – (variant i shkurtuar i një meseleje të treguar qëmoti).Ishin ba po nja dy mujë e sa kur mixha i Fazlisë, Ilaz Seferi qohet ni sabahle edhe e banë njet me u zdjergë deri n’ Zhegër. Ja bajnë gratë nja dy kashore bukë. Ha tuj u gutë edhe niset se, ” u ba bajat pej qi a zgedh Fazlia Presednik, nuk shkova me ja ba per hajr”.

UBT

c
I shkojshin fjaltë n’ vesh se Presedniki i ri e ka çelë ni odë n’ opshtinë. Po prit e po percjell. Edhe s’ kish metë kush pa shku, dej edhe Dulli i Jahisë ni ditë ish nalë aty. E, Ilazi, mixha i tij, as qi ish lujtë venit.
Zunë bile edhe me vetë gjinja:
– Shka asht’ idhnu Ilazi me Fazlinë ?
Me fol dogri, edhe Fazlia pak ish hatru. E kish pas ba dert edhe me Babën Hajdin.
– More, s’p’e shoh kurkun ket mixhën tem !
Baba ja kish pas kthye:
– Theje ni ditë udhën, asajde e l’ shoja ni za. Mixhë e ki, nashta sa kah mun’ erifi.
Edhe po per t’ kthy Fazlia. Po dha zoti e Ilazi i hypi kalit, dulë kah Zubtë, te Bulloshtë e po zdirgjet Peqenës teposhtë, kah Terzijajt e n’ Zhegër.
G’zohet shumë Fazlia kur e sheh. Shka m’i dhanë lak. Ish kanë pas ba edhe marak.
Del n’ krye t’ shkall’ve edhe e pritë:
– Hajde, byjrum mixhë, po a mun’ u zdorgje ?
– Falë qetij kalit, erdha, ja kthen Ilazi edhe hijnë mrena, n’ kancellari.
Po kshyr anej e k’nej Ilazi, sa n’ atë qosh e sa n’ ket qosh. Edhe po ban: mmm, mmm”!
– He mixhë, shlirov, poj thotë Fazlia.
– Po, po, po shlirohem pak po, oda ku tek asht’ ?
– Cila odë, habitet Fazlia ?
– Oda e opshtinës, de! Ajo oda qi e ke çeli si je ba Presednik…Une s’ besojsha, edhe erdha durthatë.
– Qekjo kancellari asht, Edhe ni tjeter ngjit’ k’saj ku rri aj pomçniki jem qi shkepë pozifa edhe e man’ nifarë tefteri. Edhe nja ma e madhe ku mblidhen odborrtë e Opshtinës.
– Aha, shlirohet edhe ma shumë Ilazi. Po mue fjaltë nryshe m’ paskan ardhë. Po nejse…
– Pse, qysh, o mixhë, bahet marak me ditë,Fazlia.
Edhe ja nis e po i kallzon , mixha Ilaz:
– Njeva qi e ke çelë ni odë t’ madhe, fill me ni oxhak. Edhe m’metë hatri qi s’ m’ke vetë me sa oxhakë me çelë odën.. e, për qeta, erdha.
Ja nis e po keshë, Fazlia:
– Mos me pas bira t’ gardhit, s’ kishim as vremça, o mixhë. Po, pse a nuk kish ba me lanë me ni oxhak atë odë, a ?
– Jo, kcen Ilaz Seferi. Jo… se na jena dymdhjetë fise. Edhe secili fis lyp oxhak n’ veti se ka qef m’u ulë krye oxhaki. E qata, erdha me t’ thanë, banju qefin kejtve.
Fazlia, apet po keshë. Se ja dijke guhën mixhës vetë.
– Po bre mixhë, po kur t’ kallen dymdhetë oxhakë qysh po thue ti, leje qi na shkon mali kejt, paj tybe as mrena s’ mujmi me nejtë ma prej zjarmi e pej tymi. Se me nie tjetrin shka po thotë, zoti t’ lashtë shnosh !
Ju ba qefi Ilazit. Nipi i tij nuk paska ra n’ bat. Edhe qohet n’kamë:
– Zgatma qat dorë e per hajr t’ koftë presednikllaki. Se, po dijshe me majtë!
Edhe tej sa hini komunisti, Fazlia ke Presednik,a n’ Zhegër a n’Tankosiq.