United Hospital

Vokrri kujton golat me Partizanin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Fadil Vokrri, kryetar i Federatës Kosovare të Futbollit dhe ish sulmues i Partizanit, ka thënë se ende i kujtohen golat e shënuar në fanellën e klubit ‘bardhezi’. Vokrri në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Politika’ ka folur për gjendjen momentale të futbollit në ish Jugosllavi, ish klubin e tij, si dhe futbollin e Kosovës.

Ish-sulmuesi i klubit nga Humska rrallë e viziton Beogradin, por thekson se ende i ka në kujtesë tifozët e Partizanit, sepse janë më të mirët, shkruan ‘Politika’. “Për mua tifozët e Partizanit, ashtu siç unë i kujtoj derisa luaja në këtë klub, gjithmonë do të jenë jo vetëm ndër më të mirët, por më të mirët në hapësirat e ish-Jugollavisë. Shpesh ne lojtarët në bahçen e restorantit kalonim shumë kohë me ata, ndoshta më shumë sesa rrinim në shtëpitë tona”, ka thënë Vokrri.

FIDANISHTJA

Ai fanellën e Partizanit të Beogradit e ka veshur për tre stinor, në 55 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola. Sipas tij, golin më të rëndësishëm e ka shënuar në gjysmëfinale të kupës kundër Crvena Zvezdës. “Goli më i rëndësishëm pa dilema ka qenë ai në ‘derbin e madh’, në gjysmëfinale të Kupës së shtetit në stinorin 1988/89. I kemi mposhtur ata në JNA me rezultat 2:1, derisa ata në pjesën më të madhe të revanshit në terrenin e tyre udhëhiqnin dhe ajo ua garantonte kalimin më tej…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.