Hidromorava

“Kolona”, në arkivin e Universitetit të Nju Jorkut në Abu Dhabi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Historia e një familjeje kosovare gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe sakrifica e çdo sekonde të kësaj lufte, do të jetë jo vetëm një histori në sirtarët e Abu Dhabit. Personazhet kosovarë dhe të bëmat e serbëve, zgjedhja mes meshkujve të familjes dhe një kolonë veturash që gjithmonë asocion me një kohë lufte, do të shfrytëzohet tash e tutje si një mësim për regjisorët dhe filmbërësit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Kolona”, filmi i regjisorit kosovar Ujkan Hysaj e që tashmë numëron 14 çmime ndërkombëtare e kombëtare në bagazhin e tij, është ftuar nga Universiteti i Nju Jorkut në Abu Dhabi për një projekt interesant. Libraria e këtij Universiteti ka ftuar filmin kosovar që të përfshihet në arkivin dhe koleksionin e filmave të cilët janë më të suksesshmit e Festivalit të Filmit të Abu Dhabit dhe prej të cilëve do të mund të mësohet një teknikë më perfekte e të bërit film.

ARKATANA

“Qëllimi ynë është të krijojmë një shtëpi, një vend ku filmat e festivalit do të epen më shpesh dhe prej të cilëve do të mund edhe të mësohet e të krijohen ligjërata. Filmi juaj është një prej atyre që është përzgjedhur, që të rinjtë të mësojnë më shumë mbi teknikën e filmit dhe “Kolona” është një referencë e mirë” shkruhet në letrën që i ka ardhur regjisorit Ujkan Hysaj…(Tribuna).