ARKATANA

Në QKUK dhe në spitalet rajonale mungojnë barnat esenciale

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Prishtinë – Në QKUK dhe në spitalet rajonale të mjekësisë vazhdon avazi i vjetër i mungesës së barnave dhe materialeve shpenzuese esenciale. Për këtë ankohen edhe pacientët e QKUK-së, të cilët thonë se në spitale nuk ka materiale shpenzuese, duke filluar që nga fashat, gjilpërat, penjtë e deri te barnat esenciale, të cilat duhet t’i ketë çdo spital.

Ata po ashtu tregojnë se të gjitha këto janë të detyruar t’i blejnë vet edhe përkundër kushteve të rënda ekonomike, transmeton KTV.

Por, kështu nuk mendon ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i cili thotë se furnizimi me barna dhe material shpenzues është përmirësuar dukshëm. Ai po ashtu thotë se kjo anomali, që është vërejtur gjatë mandatit të tij dhe ka vazhduar edhe në këtë vit, do të eliminohet me miratimin e projekt-ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Fundamenti

“Parashihet që të gjithë qytetarët e Kosovës të jenë të mbuluar me sigurimin e obligueshëm shëndetësor”,tha Agani.

Në bazë të këtij ligji për Sigurime Shëndetësore deri në shtator të vitit të ardhshëm Ministria e Shëndetësië e ka për obligim të 75% e qytetarëve të vendit t’i pajis me kartela shëndetësore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.