United Hospital

Xhaka mësoi shumë në stinorin e kaluar

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mesfushori kosovar Granit Xhaka vlerëson se përvoja e hidhur e edicionit të kaluar me Borussia Mönchengladbachun i ka ndihmuar shumë. Ai ka thënë se e rëndësishme ka qenë që krerët e klubit i kanë dhënë mbështetje të madhe për ta tejkaluar krizën që pati edicionin e parë në Gjermani. Tani Xhaka 21-vjeçar është bërë shumë i rëndësishëm për skuadrën gjermane që garon në Bundesliga 1.

“Viti i kaluar nuk ishte aspak i lehtë për mua. Por kjo përvojë më ka bërë mua personalisht shumë mirë. Jo vetëm në aspektin e futbollit, por edhe mentalisht. Ka qenë shumë e rëndësishme që ekipi ka qëndruar gjithmonë pas meje, më mbështeti. Tani jam në humor të mirë dhe vetëbesimi më është kthyer”, ka thënë Xhaka për “express.de”, transmeton Koha Ditore.

FIDANISHTJA

Ai me ekipin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2017. Xhaka në 13 paraqitje me fanellën e Mönchengladbachut ka asistuar një herë. “Është kënaqësi që ne kemi fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe në shtëpi jemi fuqi. Ne kemi cilësi, mund të luajmë futboll të bukur dhe mund të konkurrojmë për pozitë të mirë në tabelë. Por, sezoni është i gjatë, ne kemi lënë prapa vetëm 14 ndeshje”, ka shtuar Xhaka.

Për Xhakën interesim kanë shprehur skuadra angleze Liverpool si dhe dy skuadrat italiane, Milan e Napoli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.