UBT

Morina vazhdon me Dritën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Filloi me Feronikelin, vazhdoi me Dritën dhe për pak sa nuk përfundoi në Kishnicë te Hajvalia.

Megjithatë, Arbnor Morina do të jetë trajner i skuadrës gjilanase deri në qershor të vitit 2015. Palët biseduan në pasditen e së premtes dhe gjetën gjuhë të përbashkët. Këtë e konfirmoi drejtori i përgjithshëm i klubit të Dritës, Ramadan Bunjaku.

Eco Higjiena

“Kemi biseduar me Morinën dhe jemi marrë vesh. Ai do të jetë trajner i Dritës deri në qershor të vitit 2015. Jemi shumë të kënaqur, pasi që të gjithë e njohim punën e Morinës”, deklaroi Bunjaku për gazetën Arena.

Përpos rinovimit, aty u flit edhe për përforcimet e synimet e klubit. “Kemi diskutuar për shumë gjëra. Do t’i bëjmë tri-katër përforcime dhe ato do t’i zgjedhë Arbnori. Sa i përket synimeve të klubit, këtë edicion duam të fitojmë kupën, ndërsa vitin tjetër do të luftojmë për titull”, vazhdoi Bunjaku.
Të kujtojmë që Drita momentalisht zë vendin e gjashtë të elitës me 26 pikë të tubuara.