Stojkoviq e akuzon rëndë Ramush Haradinajn, reagon LDK e Kllokotit
Gjilan – Dega e LDK-së në Kllokot reagon ndaj deklaratës së Nënkryetarit të komunës së Kllokotit, Millosh Stojkoviq për ish Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Këto ditë, Millosh Stojkoviq në një televizion serb deklaroj se z.Ramush Haradinaj ka bërë krime ndaj 2000 civilëve serb në Kosovë, ka vrarë dhe kidnapuar njerëz si dhe ka kërkuar që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi për tu gjykuar.
Dega e LDK-së në Kllokot , e demonë këtë deklaratë të tij të dhënë këtij televizioni serb, dhe gjykojmë se këto deklarata nuk i ndihmojnë proceseve integruese dhe frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në mes dy komuniteteve.
Lufta e UCK-së ishte lutë e drejtë dhe çlirimtare, pasi që u luftua për t’i larguar forcat ushtarake dhe policore serbe që masakronin, djegin, torturonin gjithçka shqiptare. Se kjo luftë ishte e drejtë, tregon edhe mbështetje e gjithë botës demokratike, e cila edhe bombardoj forcat serbe dhe mbështeti shqiptarët në rrugën e tyre për liri dhe pavarësi. Dega e LDK-së në Kllokot kërkon nga Kryetari i komunës së Kllokotit, z.Srecko Spasic, që të merr masa adekuate ndaj Nënkryetarit, Millosh Stojkovic thuhet në reagimin e LDK-së në Kllokot të nënshkruar nga Hasan Rashiti./rajonipress/


