Fundamenti

Arianit Zeqiri në krye të Parlamentit Studentor në Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” të martën ka zgjedhur kryetarin. Në krye të këtij organi të përfaqësimit studentor u zgjedh studenti i fakulteti Ekonomik Arianit Zeqiri. Zeqiri në krye të PS-së së UKZ-së vije nga radhët e organizatës studentore më të madhe në vend Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE).

Ndërrimi në kreun e Parlamentit Studentor vjen si rezultat i nevojës për përfaqësim dinjitoz të studentëve për paraqitje të nevojave reale të tyre dhe zgjidhjen pa interes të problemeve studentore.

Me rastin e pranimit të detyrës, Zeqiri i falënderoi të gjithë për bashkëpunim, e uroj që tani e tutje të ndodhë kthesa e madhe e të vazhdoj puna e mirë në shërbim të studentëve dhe universitetit.

Mobi Casa

Zeqiri, “u zotua se do të punojë tutje për t’ua kthyer dinjitetin përfaqësimit studentor në Universitetin “Kadri Zeka”, për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e studentëve, për të sjellë inovacion e kreativitet, për të rritë cilësi e për të intensifikuar bashkëpunim.

Përfaqësimi Studentor në Universitetin publik kohëve të fundit është ballafaquar me ide e probleme të ndryshme, por me bashkëpunëtorët zotohemi që do të punojmë për t’ia rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të studentëve. Përveç tjerash, do të punojmë për t’i mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat e tyre dhe menaxhmentin e Universitetit”, tha Zeqiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.