United Hospital

Dy vjet pa kampionin që dridhi ringjet botërore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sot bëhen dy vjet kur nga jeta është ndarë kampioni i botës në kik-box, Besim Kabashi. Ish-sportisti që kishte ‘dridhur’ ringjet e mëdha botëror duke preku majat e kik-boksit, dy vjet më parë ka ndërruar jetë në Gjermani.

Ish-kampioni i botës i lindur në Gurakoc të Istogut, më 27 shkurt të vitit 1976, njihej për sukseset e tij të mëdha në kik-boks duke krijuar një karrierë të shkëlqyeshme në Gjermani.

Kabashi në dy vitet e fundit të jetës së tij ishte i pa konkurrencë në kategorinë +95 kg, duke fituar dy tituj të njëpasnjëshëm të botës, si dhe fitues i disa turne të mëdha botërore.

FIDANISHTJA

Vdekja e tij e la pa e zhvilluar, ndoshta, meçin më të rëndësishëm në karrierë kundër Mighty Mo, të paraparë me 16 dhjetor të viti 2011.

Sukseset e Kabashit si në rrafshin ndërkombëtare dhe atë ndërkombëtare janë vlerësuar lartë nga njohës të sporteve luftarake.

Kabashi mbetet një nga sportistët që i ka sjell mjaft sukses vendit tonë duke e prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme Kosovën në arenën ndërkombëtare. /KP/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.