ARKATANA

Institucionet injorojnë amanetin e Bekim Fehmiut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Para se të ndërmerrte aktin e vetëvrasjes në vitin 2010-të, në një bashkëbisedim me bashkëshorten e tij ai kishte vendosur që disa gjëra personale t`ia dhuronte një muzeu apo ndonjë iniciative tjetër në Prizren. Kanë kaluar gati katër vite dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Aktori kosovar Bekim Fehmiu duket se është harruar nga institucionet e Kosovës. Përpos ekzistimit të një çmimi për kinematografi që Ministria e Kulturës e Kosovës e ndan vit për vit e që mban emrin e tij, amaneti i fundit i aktorit ende mbetet pezull.

Mobi Casa

Një iniciativë e gazetarit shqiptar në Beograd – Fahri Musliu në fillim të këtij viti ka rezultuar me një fondacion në emër të aktorit, kjo pas konsultimeve me familjarë e miq të Fehmiut.

“Në konsultime me disa miq e shokë dhe dashamirë të kulturës, artit dhe të Bekim Fehmiut, dhe me pëlqimin e familjes së ngushtë e të gjerë, vendosa që ta themeloj këtë fondacion me karakter gjithëkombëtar, i cili do të merret me jetën dhe veprën e aktorit të madh, edhe pse kjo do të duhej të ndodhte nga ana e vetë institucioneve” thotë Musliu…(Tribuna).