UBT

Për koncerte nuk na vyejnë salla (Parodi)

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për koncerte nuk na vyejnë salla –
Kem torishta e kemi stalla !
Ku na shohin krejt mëhalla –
Dilni e dëgjoni kah këndon budalla !

S’ na vyejnë salla për festivale ,
Se na këndojmë n’ livadhe e n’ male !…
Ngjitemi bjeshkëve pa havale –
Me sharkia n’ karnavale !

S’ kem nevojë na për shpërblime ,
Se i kem xhepat plot premtime !
Se na kem para si zalli ,
Por , për këngë na dogji malli !

N’ vend t’ jurisë profesionale –
Na vlerësojnë sorrat nëpër male !
N’ festivale kem përvojë –
Kthehemi n’ shpi me gishta n’ gojë !

Gruaja burrit po i bërtet –
Mbete rrugëve poshtë – përpjetë !
Flet urtësisht goja e Musahit –
Boll që t’ thonë :”Gruaja e Ustahit !”

ARKATANA

Edhe mos paçim bukë me ngrënë –
Boll e kem që bëjmë piskamë !
Nuk dinë populli që jem n’ zor –
Boll që m’ shohin n’ televizor !

I kem zemrat humanitare –
Iu shkojmë n’ dasma hiq pa pare !
Jem humanë e jem shpirtmirë –
Iu shkojmë n’ dasma hiq pa thirrë !

Rrejmë kolegët : 8 me zero –
Kem t’ goditur 5000 Euro !
I rrejmë shokët katërçipërisht –
Edhe 5000 , na u banë bakshish !

Demir Krasniqi, Gjilan, më 04.12.2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.