Bielefeldi kërkon Kapllanin
Sulmuesi shqiptar i FSV Frankfurtit, Edmond Kapllani, mund të ndërrojë skuadër. Për shërbimet e tij po interesohet skuadra e Arminia Bielefeldit, e cila në afatin kalimtar të janarit do të përforcohet patjetër me një sulmues.
Objektivi i parë është pikërisht Kapllani, i cili besohet që mund të largohet nga Frankfurti pas problemeve të fundit me klub. Të kujtojmë që Kapllani e ka dëshmuar veten në Bundesliga 2, ku në 153 ndeshje ka realizuar 55 gola.
Gjithsesi, ai vetë ka deklaruar që nuk e ka ndërmend të largohet nga Frankfurti, por një ofertë e mirë e Bielefeldit mund t’ia ndryshonte mendjen.


