Ramiz Krasniqi: Po punojmë për të përzgjedhur më të mirët
Gjilan – Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës U19 nën drejtimin e trajnerit Ramiz Krasniqit dhe stafit të tij, sot e nesër në qytetin e Ferizajit do të stërvisin për përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë të U19.
Krasniqi ka bërë grumbullimin e 23 futbollistëve të vitit 1999, ndërsa këtyre futbollistëve mund t’ju bashkohen edhe disa futbollist të vitit 2000 i cili shpresohet të mbahet në muajin Maj.
Përshtypjet e trajnerit Krasniqi dhe stafit të tij për grumbullimin dy ditorë në Ferizaj janë optimiste, ku duhet punuar shumë për të arritur rezultatet e dëshiruara.
“Ky grumbullim është dy ditor, jemi së bashku duke punuar në aspektin e përzgjedhjeve përfundimtare të futbollistëve në veçanti të vitit 1999, i cili do të jetë bazë për Përfaqësuesen e Kosovës në eliminatorët e Kampionatit Evropian në futboll. Ne jemi këtu t’ju japim mundësin të gjithë futbollistëve të cilët kanë kualitet, nuk përjashtohet mundësia ndonjë talent i veçantë i vitit 2000 t’ju bashkohet këtyre futbollistëve ku do të jenë vazhdimësi e ekipës bazë, e gjithë kjo do të bëhet për të vetmin qëllim të arrijmë suksese në grupin kualifikues e të kualifikohemi, por dorën në zemër është një grup shumë i vështirë por ne nuk do të dorëzohemi dhe do të punojmë maksimalisht për t`i arritë synimet tona”, ka bërë të ditur trajneri Ramiz Krasniqi.
Siç dihet Përfaqësuesja e Kosovës U19, gjendet në Grupin e 6 së bashku me Austrinë, Lituanin dhe Izraelin, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen me 3, 6 e 9 tetor të këtij viti, këto ndeshje do të jenë të vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Evropian i cili do të mbahet në Finland./sylejman ismajli/rajonipress/


