ARKATANA

Kujt po i pengon KH “Drita”?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Skuadra e hendbollit, Drita e cila ishte në garë deri para disa javëve për pozitën e dytë e cila shpinte në garat evropiane dhe qerekfinaliste e Kupës së Kosovës, në dy kompeticionet nuk arriti t`i përmbush synimet e saj.

Në radhët e Dritës në javët vendimtare disa hendbollist kryesor ishin të lënduar, ndërsa zyrtarët e Dritës një faj ia hedhin edhe gjyqtarëve të ndeshjeve ku sipas tyre i kanë dëmtuar drejtpërdrejt në rezultat.

Kulminacioni i pakënaqësive të Dritës ishte java e 23-të, në ballafaqim me Trepçën e Mitrovicës kur xehetarët mposhtën Dritën me rezultat 30-31.

Sipas zyrtarëve të Dritës 13 sekonda në fund të ndeshjes dëmtohen për një penalti të pastër si loti, zyrtarët e Dritës kanë postuar edhe foton ku hendbollisti i Trepçës brenda 7 metershit e pengon hendbollistin e Dritës dhe nuk akordohet penalti tek rezultati 30-31.

Fundamenti

“Është mëkat i madh të luhet me djersën e hendbollistëve, ne po investojmë për rininë për të mirën e hendbollit të Kosovës, ne i kemi edhe incizimet ku jemi dëmtuar në mënyrë drastike edhe foto tregon se ishte penalti, një gjë të tillë na kanë dëmtuar edhe në ballafaqim me Kastriotin e Ferizajit dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi, çka është më e keqja ne si klub duhet të paguajmë 50 euro për ankesën që e bëjmë në FHK-së dhe nuk marrim kurrfarë përgjigjeje. Ne si klub ngrehim zërin për të padrejtat që na janë bërë nuk duam lëmoshë por duam drejtësi e kjo e fundit ka munguar në paraqitjet e klubit tonë”, ka bërë të ditur zyrtari i KH Drita Arbër Musliu.

Musliu ka bërë të ditur se kryesia e klubit do të mblidhet shumë shpejt për të shqyrtuar javët e mbetura në Superligën e Kosovës në hendboll.

Pas 23 javëve Drita renditet në pozitën e 5-të me 27 pikë të tubuara./sylejman ismajli/rajonipress/