Rrugës së Januzajt, talenti Selahi në Belgjikë
Belgjika po e rritë edhe një talent tjetër nga Kosova që premton shumë. Lindon Selahi është talenti i Standard Liege që po krahasohet me Adnan Januzajn. shtë vetëm 14 vjeç, por për shkak të talentit të tij aktivizohet për ekipin U15 të Standard Liege.
Familja e Selahit është me prejardhje nga fshati Burim (Izvor) i Kumanovës, por që në qytetin e Namyrit kanë emigruar para 50 viteve, por interesant është se të gjithë e flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe.
Selahi me skuadrën e U15 të Standardit këtyre ditëve është shpallur kampion dimri për moshat e reja në Belgjikë, pas fitores në transfertë prej 2-3 kundër Lierse. Ata janë edhe kampion aktual në këtë kategori.
Goli i dytë i tij në takimin kundër Lierses nga një distancë prej 25 metra i ngjasonte golave spektakolar.


