ARKATANA

Hetemaj kontribuon me asist në fitoren e Chievos

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Veronë – Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj ka asistuar në njërin prej golave të Chievos që shënoi fitore ndaj Livornos me rezultatin 3:0. Hetemaj asistoi për golin e dytë të shënuar në minutën e 56-të, derisa në minutën e 23-të u ndëshkua me karton të verdhë.

Ai luajti gjatë gjithë takimit që u zhvillua të dielën në kuadër të javës së 14-të të kampionatit italian Serie A, transmeton “Koha Ditore”Ndërkohë në barazimin e Sampdorias ndaj Interit me rezultatin 1:1 gjatë gjithë ndeshjes ka luajtur mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.

Mobi Casa

Sulmuesi Agim Ibraimi në barazimin e skuadrës së tij Cagliari ndaj Sassuolos me rezultatin 2:2, luajti nga minuta e 69-të. Rezervist në barazimin e Torinos të shtunën ndaj Genoas (1:1) ishte Migjen Basha. Ky i fundit në lojë u inkuadrua në minutën e 80-të.