UBT

Haziri: Agim Ramadani do të mbetet gjithmonë simbol i bashkimit të shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës dhe komuniteti i fshatit Zhegër, sot në nderim të rënies së heroit të madh, të veprës dhe kryengritjes së madhe shqiptare të luftës së fundit në Kosovë, kanë kujtuar kontributin e madh të dhënë nga heroi i shqiptarëve, Agim Ramadani.

Pas homazheve pran lapidarit, kryetari Haziri, ka thënë se gjithçka po bëhet në kuadër të aktiviteteve, për shënimin e luftës së lavdishme që bëri Agimi dhe ushtarët e lirisë së Kosovës.

ARKATANA

“Qendra e aktiviteteve më të mëdha që bëhen këtyre ditëve normalisht është Zhegra, vendlindja e Agimit, është shkolla që mban emrin e tij dhe është vendi ku ai ka ra, për të mos vdekur kurrë. Agimi është emër i madh në kombin shqiptarë në përgjithësi, është identifikues simbolik i bashkimit të shqiptarëve, meqë guri i ngulur në atë kufi ku ndaheshin shqiptarët, është në Gjilan, pranë lapidarit të tij dhe ky guri i shkulur, është sinonim i bashkimit të shqiptarëve dhe tregues që nuk mund të ndahen nga askush”, ka thënë kryetari Haziri.

Nga ana e tij Shemsedin Elezi, kryetar i Këshillit të Fshatit Zhegër, ka thënë se si banorë të kësaj ane të Karadakut ndjehen jashtëzakonisht mirë që i takojnë vendlindjes së heroit të kombit, i cili e fshiu gurin ndarës të shqiptarëve. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.