UBT

Ejupi: Kosova nuk ka para që të luaj ndeshje miqësore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i klubit futbollistik të Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se Kosova nuk ka para dhe standarde për të zhvilluar ndeshje miqësore me shtete të tjera.

Kosovës mund t’i lejohet së shpejti zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, por sa është e gatshme ajo t’i luajë ato? Ditëve të fundit ka pasur deklarata prej më të ndryshmeve rreth kësaj çështjeje, si në Kosovë, por edhe jashtë saj. Derisa zyrtarët e futbollit kosovar insistojnë se kjo është një gjë e mirë, ka edhe zëra të ndryshëm që thonë se kjo është asgjë në krahasim me kërkesën për njohje të plotë.

United Hospital

“Edhe po të merrej një vendim për zhvillimin e ndeshjeve miqësore kjo nuk do të ndryshonte asgjë në futbollin kosovar, pasi që ai dita-ditës po fundoset më shumë e më shumë”, tha presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, për gazetën Zëri. Sipas tij, Kosova aktualisht nuk e plotëson asnjë kriter për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

“Nuk e di se ku mendojnë t’i zhvillojmë ndeshjet miqësore, kur nuk kemi as stadiume e as para, kur dihet se organizimi i një ndeshje miqësore kushton me miliona euro, të cilat ne nuk i kemi, dhe as stadiume të kompletuara. Mesatarisht një ndeshje miqësore me një kundërshtar të fortë kushton mbi 1 milion euro. Pastaj ku janë paratë për rregullimin e stadiumeve”, shtoi Ejupi për gazetën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.