ARKATANA

Cena, i treti në botë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Xhudistët po vazhdojnë t’i sjellin medalje Kosovës. Kësaj radhe medalja ka ardhur nga xhudisti veteran, Anton Cena.

Ai ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin e pestë Botëror për veteran, i cili është mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këtë kampionat Cena ishte përfaqësues i vetëm nga Kosova i cili ka bërë gara në kategorinë -66 kg.

Në luftën e parë Cena ka mundur xhudistin gjerman, Rennhack Joerg. Kurse, edhe në luftën e dytë xhudisti kosovar ishte i pagabueshëm duke mposhtur Vasyagin Evgeniy nga Rusia.

Por, në luftën e tretë Cena ka humbur nga francezi Saint Mark Stephane, të cilin më herët e kishte mposhtur disa herë.

Mobi Casa

Kurse, në luftë për medaljen e bronztë, në garën e repasazhit Cena ka mundur me Ippon përfaqësuesin e Norvegjisë, xhudistin Chinchila Alfredo.

Cena, i cili vitin e kaluar e kishte fituar medaljen e artë në këtë garë, është tri herë radhazi fitues i titullit të kampionit të Evropës, në vitet 2011, 2012 dhe 2013.

Gara e radhës, në të cilën xhudisti kosovar pritet të marr pjesë është Kampionati Evropian në Ukrainë që mbahet më 2014.

Cena, falënderon Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Policinë e Kosovës, që atij i mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë prestigjioze.