UBT

Berisha: Më kërkojnë Milani e shumë klube të mëdha

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas Adnand Januzajt, një tjetër adoleshent me origjinë shqiptare po cmend Europën. Ai është Valmir Berisha, djaloshi 17-vjeçar që shkëlqeu në Botërorin U-17 me përfaqësuesen e Suedisë, duke shënuar 7 gola në po kaq ndeshje në turneun që u zhvillua Emiratet e Bashkuara Arabe.

Berisha u shpall golashënuesi më i mirë I botërorit, teksa vetën në finalen për vendin e 3 ai arriti të shënonte 3 gola kundër Argjentinës. Në Suedi ai konsiderohet Ibrahimovici i ri për shkak të staturës dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme për të shënuar gol. Në një intervistë të dhënë për mediat suedeze, Valmir Berisha konfirmoi fjalët e thëna pak ditë më parë nga menaxheri I tij se kërkohet nga klubet më të mëdha europiane, ndër të cilat edhe Milani.

Fundamenti

“Klubet që kanë shfaqur më shumë interes për mua janë Ajaks, Milan, Liverpool, Sunderland, Totenham dhe Celtic. Kam oferta nga Anglia, Italia, Spanja, Gjermania Rusia dhe Holanda. Ekzistojnë shumë opsione, por unë do të shkoj në një klub që ka nevojë për sulmues dhe ku unë të kem mundësi të tregoj të gjithë potencialin tim.”

Në të kaluarën, Milani kishte vëzhguar edhe të riun tjetër me origjinë shqiptare, Gentrit Citaku, që luan me Norrkoping në kampionatin suedez, por vëzhguesit kuqezi nuk e konsideruan të mjaftueshme provën e tij. Tashmë vëmendja është përqendruar te Valmir Berisha, i cili konsiderohet një futbollist i denjë për të ardhmen e Milanit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.