Uji Dea

Nxirrini fëmijët edhe në dimër, sëmuren më pak

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Me uljen e temperaturave dhe reshjet e para të dëborës, kujdes maksimal tregohet ndaj fëmijëve prej frikës se mos sëmuren. Shumica e nënave i mbajnë në ambiente të ngrohta fëmijët e tyre në një kohë që ekspertët sugjerojnë që të lihen në ajër të hapur pasi nuk janë aq të rrezikuar nga infeksionet, ashtu si mund të rrezikojnë në ambiente të mbyllura.

Mjekja pediatre Susanna Esposito, Presidente e Societa Italiana di Infettivologia Pediatrica shprehet se me arritjen e temperaturave të ftohta prindërit kanë frikë për shëndetin e fëmijëve dhe nuk i lënë në ambiente të hapura.

FIDANISHTJA

“Në realitet nëse vishen mirë ata duhen nxjerrë në ambientet jashtëm pasi janë më pak të ekspozuar nga infeksione të mundshme dhe iu bën mirë edhe për frymëmarrjen. Këshillohet që fëmijët të vishen pak më shumë se zakonisht, pasi ambientet me ajër të ftohtë i bëjnë me më shumë imunitet. Është e nevojshme të mbulohen veshët dhe fyti për të shmangur sëmundjet e stinës si dhe nëse ata njomen duke luajtur me dëborë, ata duhen tharë gradualisht, por ajri i ftohtë i sëmurë më pak nëse ekspozimi bëhet në masën e duhur”, deklaroi Esposito.

Ajo kujton se edhe sportistët në rast të dëmtimeve mjekohen me të ftohtë dhe se temperaturat e ulëta janë më shumë efikase për forcimin e imunitetit, ndaj ajri i pastër në dimër është më i mirë dhe më i pastër se në verë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.