United Hospital

Elitarët kthehen nga qyteti i pavarësisë me 11 vende të para dhe dy shpërblime

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani ka marr pjesë në turnirin “Kupa e Pavarësisë” që është mbajtur në Vlorë më datën 26.11.2013 për të shënuar 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë turnirë ndërkombëtarë morën pjesë mbi 200 garues nga rajoni.

Në këtë turne kemi marr pjesë me 18 garues dhe kemi fituar 26 medalje prej tyre:

11 vende të para (medalje të arta);
7 vende të dyta (medalje të argjenta);
8 vende të treta (medalje të bronzta).

Gjithashtu, për suksesin e lartë të treguar në këtë turnirë, KK. Elita ka pranuar dy shpërblime më të rëndësishme të cilat i ndau Reis Tozaj, President i bordit të Shoqatës Wado-Ryu në Vlorë, ato shpërblime janë:

Klubi me rezultatet më të mira në turnirë dhe Klubi me masovitet në të madh në turnirë.

Përfaqësuesi i klubit të Elitës Bashkim Byqmeti ka deklaruar se karateistët tonë kanë treguar një cilësi të lartë në këtë turne duke u shpall kampion 11 garues që për ne është një rezultat i shkëlqyeshëm.

FIDANISHTJA

Puna e palodhshme e trajnerëve, kryesisë dhe garuesve të KK. Elitës po jep rezultate të larta duke i tejkaluar të gjitha pritjet tona, pasi që KK. Elita vetëm gjatë këtij viti ka arritur të stoliset me mbi 300 medalje, rezultat që nuk e ka arritur asnjë klub në Kosovë, Rajon dhe Evropë.
Garuesit që kanë fituar medalje në Turnirin “Kupa e Pavarësisë” në Vlorë:

Vendet e para (medalje e artë)
Eduard Behluli (Kata)
Eduard Behluli (Kumite) – 34 kg
Puhiza Halili (Kumite)
Gramos Nuhiu (Kumite) -38 kg
Flaka Halili (Kata)
Landrit Behluli (Kumite) – -68
Ardit Halimi (Kumite) -55
Xhemajl Sahitit (Kumite) -76
Meriton Byqmeti (Kata)
Meriton Byqmeti (Kumite) -61
Valdrin Rashiti (Kumite) -67

Vendet e dyta (medalje e argjentë)

Leotrim Rashiti (Kumite) – 38
Gonxhe Halimi (Kumite) – 34
Ariana Byqmeti (Kumite) -43
Ardina Halimi (Kata)
Ardiana Halimi (Kumite) – 47
Ardit Halimi (Kata)
Liridon Fejzullahu (Kumite) -61

Vendet e treta (medalje e bronztë)

Gramos Nuhiu (Kata)
Puhiza Halili (Kata)
Gonxhe Halimi (Kata)
Dren Bajrami (Kumite) – 44
Gramos Nuhiu (Kata)
Ariana Byqmeti (Kata)
Ema Halimi (Kata)
Alvin Isufi (Kumite) – 50./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.