Eko Higjiena

Shqiptarët në “Old Trafford” për Januzajn

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përveç drejtuesve të Federatës Shqiptare ë Futbollit (FSHF) e trajnerit Gianni De Biassi, edhe tifozët shqiptarë në mbarë botë janë hedhur në aksion për ta bindur Adnan Januzajn që ta veshë fanellën e Shqipërisë.

Tifozët shqiptarë, të cilët kanë iniciuar fushatën shumë të suksesshme në Facebook, “Adnan Januzaj Thuaj Po Shqipërisë” do ta marr një aksion ndryshe kësaj herë.

Ata kanë njoftuar se më 7 dhjetor, ditë në të cilën Manchester United do të përballet me Newcastle në ‘Old Trafford’, do t’i japin një mesazh direkt nga stadiumi Januzajt.

“Të nderuar shqiptar me 7 dhjetor 2013 zhvillohet ndeshja Manchester United – Newcastle me këtë rast kemi organizuar të japim një mesazh nga stadiumi Old Traford .

United Hospital

Ju lusim te gjithë shqiptarët që keni mundësi t’i bashkoheni aksionit qe të bëhet sa më madhështor”, thuhet në njoftim.

“Parulla do të hapet në Entrance n43, Block N1404. Për vendin dhe orën e grumbullimit të pjesëmarrësve do të njoftoheni në ditët në vijim”, vazhdon njoftimi.

Ndërkohë, Adnan Januzajt i është kushtuar edhe këngë që të pranoj të luaj për Kombëtaren shqiptar, por ende nuk kemi një përgjigje nga talenti kosovar.

Ai ka ofertë edhe nga përfaqësuesja e Belgjikës, e cila tashmë ka siguruar pjesëmarrjen n% Kampionatin botëror ‘Brazili 2014’

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.