Eko Higjiena

Rinor Selmani hendbollisti që premton shumë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qyteti i Gjilanit në radhët e saj gjithmonë ka pasur talent e hendbollist të mëdhenj me vite të tëra, rrugës së famshme me hapa të sigurt është duke ecur edhe 22 vjeqari Rinor Selmani hendbollist i Dritës.

Selmani që nga fëmijëria është dashuruar në lojën e hendbollit duke kaluar të gjitha kategoritë në KH “Drita”, duke bërë me dije se skuadra e Dritës në radhët e saja do të ketë një hendbollist të kalibrit të madh.

Rinor Selmani i cili luan në pozitën e mbrojtësit është një hendbollist i pa kompromis në duele me kundërshtarët, por edhe mjaft i rrezikshëm për portat kundërshtare.
“Lojën e hendbollit e kam dashur si fëmijë dhe jam i lumtur që kam zgjedhur hendbollin, i cili është një sport shumë i fort dhe pa kompromis i cili donë përgatitje fizike por është një sport shumë atraktivë”, shprehet Selmani.

Selmani me mjaft sukses ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në kategoritë e reja.
“Kam qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës me mjaft sukses, shpresoj se shumë shpejt do të jem në e Përfaqësuesen e Seniorëve për të kontribuar për ngjyrat e shtetit të Kosovës”, bën të ditur 22 vjeqari Rinor Selmani.

Mobi Casa

Padyshim Selmani është njëri ndër shtyllat kryesore në KH Drita i cili ka mesataren 7 gola për ndeshje, por lëndimin që ka pasur në tri ndeshjet e fundit ka bërë që edhe KH Drita të jetë e hendikepuar tej mase.

“Në ndeshjet kryesore nuk kam mundur të paraqitem dhe t’ju ndihmoj shokëve, kam pasur një lëndim dhe më ka larguar nga parketi më vjen shumë keq prej bashkëlojtarëve që në ndeshjet vendimtare nuk arrita të jap kontributin tim, të lënduar ishin edhe tre hendbollist tjerë kështu na u pamundësua të shënojmë fitore për të kap ndeshjet ndërkombëtare, por jam shumë i bindur se në vitin e ardhshëm do të arrijmë qëllimin tonë”, thekson Selmani.

Ashtu si në çdo skuadër të Kosovës të cilët kanë probleme financiare edhe në KH Drita ky problem është tani e një kohë të gjatë.
“Në mënyrë publike theksoj se sikur mos të ishte Luan Sllamniku, KH Drita do të ishte një kapitull i harruar ai po e mban gjallë këtë vatër sportive dhe ne e falënderojmë nga zemra për punën që po bën ky njeri për rininë dhe hendbollin e Gjilanit, por ne do të mobilizohemi që këtë mirësi Sllamnikut t’ja shpërblejmë në stinorin e ardhshëm”, përfundon Selmani./sylejman ismajli/rajonipress/