Eko Higjiena

Esat Stavileci mbanë ligjëratë në Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Akademik Esat Stavileci si mysafiri i parë në programin ”Guest Speaker” foli para studentëve në një ligjëratë 45-minutëshe për karrierën e tij.

Akademik Stavileci edhe njëherë ka treguar bujarinë dhe bashkëbisedimin e tij shkencore që e ruajti dhe e avancoj për shumë vite, nëpër shumë breza.

Stavileci ashtu i hapur, i lirë me studentët, pos që tregoj për karrierën e tij prej akademiku, eksperti, njeriu të shkencës e diplomacisë, u ka rrëfyer studentëve edhe përvojën, por edhe për të ardhmen e tyre.

KKVITI

Ai i porositi studentët duke shtuar se ata duhet të kenë besimin në vetvete dhe që të mos jetojnë pa një motiv , pa një plan.”Bëjini planet , ndajeni atë në etapa dhe caktojani vetes për sa kohë do të arrini qëllimin e duhur sepse të gjithë të ecim në një rrugë është e pamundur dhe të gjithë t`i kryejmë studimet në të njëjtën kohë është e pamundur, bëhuni më inteligjent dhe dëshmoni aftësitë gjate studimit “

Akademik Esat Stavileci kishte marrë me vete veprat e tij që si dhuratë t`i japë bibliotekës së UPGJ-së , në shenjë nderimi që studentët të kenë mundësinë t`i lexojnë ato.

Organizatori, Flamur Hyseni i cili edhe e hapi programin të quajtur “Guest Speaker” duke e falënderuar mysafirin Esat Stavileci dhe duke treguar se ky program do bëhet në 10 cikle ligjëratash për këtë vit akademik 2013/14 që nuk janë të natyrës së ligjëratës shkencore, por janë me personalitete të shquara akademike , politike, kulturore e sportive etj./rajonipress/