ARKATANA

Muriqi i kthehet ringut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Elvir Muriqi ka caktuar më 31 janar të vitit 2014 duelin me Zsolt Erdei në Nju Jorkut të SHBA-ve. Lajmin e ka bërë publik vet boksieri në rrjetin social ‘Facebook’.

“Falënderoj Zotin që do ta kem sërish një duel të madh”, ka shkruar në profilin e tij zyrtar, pejani. Kundërshtari i tij do të jetë ish-kampioni i botës, Zsolt Erdei nga Hungaria. Dueli është parashikuar të zgjatë 10 raunde.

Mobi Casa

Muriqi në karrierën e tij ka shënuar 40 fitore dhe ka pësuar 5 humbje, ndërsa kundërshtari i tij ka bilanc më të mirë prej 33 fitoresh e vetëm një humbjeje.