UBT

Heroi Lorik Cana

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, e ka shpëtuar Lazion nga humbja si mysafir i Sampdorias.Në takimin e zhvilluar në Stadio Comunale Luigi Ferraris, rrjetat heshtën në gjysmë e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit mbetën me një futbollist më pak, pas përjashtimit të Nenad Krsticic me karton të kuq (46’).

Mirëpo, inferioriteti numerik nuk i ndaloi ata që ta shënonin golin e epërsisë me anë të Roberto Sorianos (67’).

ARKATANA

Megjithatë, kur pritej që kryeqytetasit ta humbnin ndeshjen, në skenë doli Lorik Cana, i cili siguroi një pikë të artë për Biancocelestët (90’+4).

Nga ndeshjet tjera, Udinese e ka mposhtur Fiorentinan me rezultat 1-0. Thomas Heurtaux shënoi golin e vetëm (34’).

Lazio është në vend të tetë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara pas 13 javësh. Fiorentina ka 24 pikë në vend të pestë, kurse Udinese 16 pikë në vend të dhjetë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.