Robin Haxhi Krasniqi i gatshëm për ndeshjen
Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi është më në formë se kurrë më parë.
Para ndeshjes me Arthur Abraham, junikasi është duke e pritur me padurim 22 prillin, ditën që do të zhvillohet ndeshja.
Krasniqi ka postuar një ndeshje në Facebook, ku shihet shumë në disponim dhe formë të mirë.
“Unë jam i gatshëm”, ka shkruar Robini në Facebook.

