Eko Higjiena

Arbana Xharra kërcënohet me jetë: Ia vizatojnë kryqin te dera e banesës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një prej kërcënimeve më serioze ndaj gazetarëve në Kosovë ka ndodhur dhjetë ditë më parë ndaj Arbana Xharrës, kryeredaktore e Gazetës “Zëri”. Pranë derës së apartamentit ku jeton dhe në parkingun ku e lë veturën, persona deri më tash të panjohur kanë vizatuar shenjën e kryqit me ngjyrë të kuqe. Rasti është hapur në Policinë e Kosovës.

Një prej gazetareve më të njohura në Kosovë, Arbana Xharra, është kërcënuar këto ditë nga persona ende të panjohur.

“Kemi lajmëruar policinë dhe njësiti i krimeve të rënda po merret me rastin”, deklaroi Xharra për Gazetën Express, të hënën.

Ajo ka treguar në detaje se si ka ndodhur rasti. Xharra thotë se kërcënimi në formë kryqi është vizatuar pasi që ajo ka dalë nga apartamenti.

“Andini (bashkëshorti) kur ka dalë prej banesës dhe e ka pa te dera këtë shenjë. Kanë dalë me pa nëse ka kamera diku rrotull. Tu kërku kamera e kane pa që edhe në parking ku unë e parkoj veturën është e njëjta shenjë”.

Ajo më pas e ka lajmëruar rastin në Polici, por deri më tash nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Uji Dea

Arbana Xharra kohën e fundit ka marrë kërcënime të ndryshme.

“Javët e fundit është bërë linçim i madh ndaj meje, nga disa taborë; radikalë fetarë dhe individë brenda Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Xharra.

Ajo përmend fushatën që është bërë nga mediume të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Portali Pampress ka bërë shpifje në emër të sarkazmës gjoja unë e kam sulmuar Kryeredaktorin e saj me armë, ndërkohë portale tjera në Maqedoni dhe Kosovë kanë lëshuar edhe gënjeshtra të tilla gjoja daja im ishte bashkëpunëtor i regjimit…”.

Arbana Xharra tash e shumë kohë merret me çështje të radikalizmit fetar. Megjithatë, ajo nuk e drejton gishtin ndaj askujt, përderisa pret që këtë ta thonë organet e rendit.

“Unë nuk e drejtoj gishtin ndaj askujt. Po presim policinë…”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.