Gola e asistime nga shqiptarët në Zvicër
Futbollistët shqiptarë si gjithmonë protagonistë në Zvicër: Benjamin Kololli shënoi një gol, Shkëlqim Demhasaj një, Gjelbërim Taipi dy, derisa Albian Ajeti ka asistuar.
Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë në futbollin zviceran, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka vazhduar me gola për skuadrën e tij, Lausanne. Skuadra e tij mundi Thunin 4:2 në udhëtim, ku Kololli shënoi për 2:1. Ky ishte goli i shtatë i Kolollit në elitën e futbollit zviceran, derisa ka edhe dy asistime.
Ndërkohë, dy gola ka shënuar futbollisti shqiptar, Gjelbrim Taipi për Schaffausen në fitoren 5:0 ndaj Chiasos. Taipi ka shënuar golin e parë dhe të katërt në këtë ndeshje, kurse golin e pestë e shënoi Shkëlqim Demhasaj. Ky ishte goli i 12-të i Demhasajt në Ligën e Parë zvicerane, duke qenë i treti në listën e shënuesve.
Albian Ajeti me St. Gallenin ka pësuar humbje nga Grasshopper 3:1, por futbollisti shqiptar ka lënë gjurmë, duke asistuar në golin e vetëm për skuadrën e tij.
http://www.albinfo.ch/gola-e-asistime-nga-shqiptaret-ne-zvicer/


