Fundamenti

AAK nderon Xhavit Ahmetin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga anëtarë të strukturës së tij, sot kanë bërë homazhe pranë lapidarit të atdhetarit të shquar Xhavit Ahmeti në Përlepnicë.

Me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së atdhetarit të shquar Xhavit Ahmeti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan, ka përkujtuar me krenari veprën e madhe dhe të pashuar të tij për kombin shqiptar.

“Ne qytetarët e Përlepnicës sikurse edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, ndihemi krenar për Xhavit Ahmetin dhe veprën e madhe të tij për kombin shqiptar. Institucionet sot është dashur të jenë këtu për ta nderuar këtë figurë të madhe të shqiptarëve e jo të merren me fushatë, sepse ky njeri ka dhënë jetën për qytetarët e Kosovës dhe Gjilanit”, ka thënë kryetari Kadriu.

UBT

Xhavit Ahmeti, i cili punoi pa ndalë dhe u flijua për çështjen kombëtare, është krenaria e Gjilanit dhe gjithë Kosovës. Është figurë e atdhedashurisë, mbrojtjes së arsimit, përkushtimit dhe flijimit për kombin tonë.

Ai ka dhënë një kontribut të madh me punimet e shumta shkencore, duke pasur kështu një ndikim të konsiderueshëm sidomos në fushën e arsimit, ku përpjekje kryesore e tij ka qenë mbrojtja dhe zhvillimi i sistemit të pavarur arsimor në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.