Gjilani importon një pikë nga Peja
Gjilan – Në javën e 25 të Vala Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Gjilanit ka arritur të importon një pikë në ballafaqim me Besën e Pejës më rezultat 1-1.
Edhe pse dy skuadrat nuk kanë kurrfarë pretendimi në tabelën e klasifikimit të cilat gjenden në mesin e “artë” ato treguan futboll cilësor.
Futbollistët e Gjilanit që në fillim të ndeshjes kanë mundur të shënojnë nëpërmjet Sherifit, por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës së Kolshit.
Në minutën e 33-të, akordohet penalti për vendasit pasi në mënyrë të palejuar ndalet Elshani, ndërsa dënimin më të rënd në futboll e ekzekuton Miftaraj duke sjell në epërsi skuadrën e tij në 1-0.
Në minutën e 40-të, Betim Haxhimusa pati rast ideal të shënon por ngatërrohet duke humbur rastin për të shënuar.
Atë çka nuk e konkretizoi Haxhimusa në minutën e 40 e arrin në pjesën e dytë në minutën e 60-të, së pari mbrojtësi Armend Thaçi harkon më së miri gjendet Betim Haxhimusa i cili barazon shifrat 1-1, çka del edhe të jetë rezultati përfundimtar i këtij ballafaqimi.
Me mjaft autoritet ndeshjen e drejtoi gjyqtari nga Podujeva Leutrim Mustafa.
Në javën e ardhshme Gjilani do të jetë nikoqir i Llapit./rajonipress/


