United Hospital

Lëngjet e gazuara nxisin ndryshimet në tru

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nëse konsumoni rregullisht lëngje të gazuara, truri juaj do të përjetojë disa ndryshime negative, paralajmërojnë shkencëtarët.

Një studim më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e lëngjeve të gazuara sjell deri te hiperaktiviteti dhe ndryshimet e proteinave në tru. Ekspertët thonë se ndryshime të ngjashme ndodhin edhe te sëmundjet, si karcinoma apo sëmundja Alzheimer.

Edhe pse studimi është realizuar te minjtë, shkencëtarët australianë besojnë se sheqeri në pijet e gazuara ka veprim shumë të ngjashëm edhe mbi shëndetin njerëzor.

Eco Higjiena

“Në shumicën e shoqërive perëndimore është shqetësuese rritja e sasisë së konsumimit të lëngjeve të gazuara. Shumë njerëz marrin sasi të mëdha kalorish me këto pije. Studimi ynë tregon se lëngjet e gazuara nxisin ndryshime në tru”, ka thënë njëri nga studiuesit.

Duke u bazuar në rezultatet e tyre, autorët rekomandojnë që të pihet sa më shumë ujë, e sa më pak pije të gazuara. /Mjeku.Net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.