United Hospital

Ah Kosova pluraliste – rapsodi moderne (satirike)

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Bilall Haliti – Ndërroi stina , ndërroi moti
nuk shkoi mundi kot së koti
dhe Kosova dje moniste
sot na doli pluraliste.

Këtij monizmit i doli boja
iu lag baroti – mbaroi loja !
Pluralizmit i erdhi radha
vetëm njërit s’ i shitet fjala .

Dje me gërshërë e me censurë
sot na doli me kulturë ,
majtas , djathtas – dert nuk ka
le të ruhet tradita , pra !
U ndërrua këmisha , u ndërrua gëzofi ,
kameleon dhe filozofi !
Në shesh dolën shumë parti ,
u bë vendi lesh e li .

Se si bëhet politika
le të mësojë dhe Amerika !
Me shumë fytyra doli mileti ,
nuk ka dert pse s’ bëhet shteti ,
me rëndësi është pushteti –
është pushteti , është kuleta ,
është gradimi , është paleta !
Nisi gara për të mbarë
kush të zë vendin e parë .

Nga një start fillestar
u bënë parti- o për pazar ,
për pazar e për eksport –
mungon mjeti për transport !
Po nuk vajti , medet, e mbara ,
në shesh doli e palara .

S’ pat nevojë për dëshmitar –
nuk pat mall- o për pazar .
Mallin fals s’ e ha pazari ,
u bë hop pa u k’ cy’ gardhi !
Kjo Evropa me përvojë
nuk pranon të vihet në lojë !
Ajo matë me kandar të vet ,
nuk bën hile – po matë drejt.
Peshon vlerën , kualitetin ,
qet në shesh marifetin !
Dushk për gogla s’ mund t’ pranojë
s’ mundet kush – o ta mashtrojë.

Satirike

ARKATANA

Karrieristi

Herë në një parti ,
herë në partinë tjetër,
lufton për karrierë –
stili, ai i vjetër !

Shtiret demokrat
e parlamentar,
në qytet e fshat
do të jetë i parë !

Në pushtet po të ishte,
po të ishte i parë,
defetizëm s’ do të kishte –
puna do të shkonte mbarë !

Në odë është i pari,
ku hahet e pihet,
nuk e di qyqari
pas bregu çka fshihet !

1) Poezia u botua në ” Bujku ” më 24 gusht 1996 .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.