FIDANISHTJA

Kivi ul rrezikun e mpiksjes së gjakut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Duke konsumuar dy deri në tre kivi në ditë, ju ulni dukshëm rrezikun për mpiksje të gjakut dhe ulni nivelin e yndyrës në gjak.

Studimet norvegjeze po ashtu kanë treguar se kivi mund të veprojë ngjashëm si aspirina në parandalimin e problemeve të zemrës.

Hulumtuesit kanë përcjellë dhjetëra persona vullnetarë të cilët kanë konsumuar dy deri në tre kivi për 28 ditë radhazi. Rezultatet kanë treguar se konsumimi i kësaj frute ul agregimin e pllakëzave të gjakut dhe ul nivelin e triglicerideve në plazmë për 15 për qind në krahasim me grupin kontrollues.

ARKATANA

Ky veprim është i ngjashëm me atë të cilin e shfaq aspirina, e cila shpesh përshkruhet si një mjet parandalues për sulmet në zemër dhe tru.

Autorët e studimit thonë se përbërësit e grupit të polifenoleve mund të jetë përgjegjëse për efektin e hollimit të gjakut.

Kivi është edhe një prej pemëve më të pasura me lëndë ushqyese, pasi mban shumë vitamina dhe minerale./mjeku/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.