KKVITI

Tribunit Ramiz Cërrnica

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Shaban Cakolli – Njëherë flet burri
“Ja vdekje,ja “Liri”
kohët e ogurit
s´të lenin vend në histori
Se shkruhej një histori erërash
ku futeshin figura plehërash
Histori me tragjedi të mëdha
Shqiptarët me i zhdukë e me i përça
Ti o tribun me guxim
demaskove tradhëtinë
rishkrove historinë.

Demaskove plojen
gjenocidiale
që bëhej kundër shqiptarëve
Në momentin e vendosjeve
të vendimeve të mëdha
Prej sërbit, guximshëm je nda
Uluruesëve me guxim
bindshëm u pate thënë
Serbinë e kemi njerkë
Shqipërinë e kemi nënë
Po,sepse ishe i dijshëm
plot trimëri e zemër
Planet ua pate prishur
Atyre që na donin
pa vend,pa histori,pa emër
Shpërtheve në foltore
plot guxim ,o burrë
s´lejoj ricoptime
kujt si bëhem urë
Me Shqipërin PO
me Sërbinë jo kurrë
E,bishat u ndien të ngrira
Të futën në grilla
Por nuk të ligën kurrë
as burgje,as llogore
Se edhe nga burgjet
në zemër të popullit fole
Ti,tribun i pamposhtur
i masës popullore
Nga qëllimi i pandarë
Simbol i bashkimit kombëtarë
Biri i Cërrnicës së Gjilanit
mbete në gjak të pastër
të çdo shqiptarit
Trimat e kohërat
i brumose në damarë
Për Bashkimin Kombëtarë
Qëndresë
në kauzën tonë kombëtare
Udhërrëfyes i Shqiptarëve
në Shekullin e Pavarësisë
U bëre Piramidë e historisë.

KRENARI E KOMBIT
(METUSH KRASNIQIT)

M-endjendritur
E-tje kishe për Liri

T-rim kundër armikut
U-rtësi për vegjëli

SH-qiptarisht i ngritur

K-ryengritëjen
R-astësisht nuk e nise
A-shtu e kërkonte koha
S-llavia tërbuar ishte
N-uk u trembe,nuk u kërruse kurrë
I-she i pa lëkundur
Q-elitë nuk të dobësuan
I-she dhe mbete burrë

FIDANISHTJA

D-ashuri kishe
A-tdheun
J-asht i the sllavisë
K-y dhe është shqiptarë
O-Flamurtarë
F-orcove rininë të ngjeshej

C-ili si ti?
I-shte i pavdekshëm.

GJURMË

Krileva ime e lashtësisë
pjesë e mbretërisë
të Dardanisë
Vendi im stërgjyshëror
i krishterizmit lindor
kjo tokë Përendie
ka gjurmë lashtësie
ky është vendi im
prej kohësh
në civilizim
vend plot gjallëri
ka një histori
këtu kishte Kishë
ka dhe Xhami
trojet shekullore
kishin shkritore
kishte edhe një qytet
pasuri e treg
sot quhet Gjytet
kishte të shquar
burra dhe gra
kishte dhe një Kala.

Kurrë nuk u shuan
as tjetërsuan
pushtues,pas pushtuesi
i pushtuan,torturuan
konvertuan
ua shfrytëzuan djersën,pasurinë
por kurrë dëshirën për lirinë.
Ky vend i dashur
me motra e vëllezër
gjurmët e lashtësisë
i kanë prej Ilirisë
mbi ta kanë rënë
shumë furtuna
varre ilire,sot ka te Rapuha
erdhen pushtues,e shtrinë pushtetin
por kurrë Krilevën
sé bënë vend të vetin
na shkelen sllav,grek e anadolla
Krileva mbeti qëndresë e jona
për këtë vendbanim të lashtë
flijuam,se e kemi dashtë
mes vete të lidhur,të dashur
nuk i ndau pushteti
prej kohësh Cakolli,Demolli,Ahmeti
këtë vend e mbojtën nga lloj-lloj pushteti
Krileva ime
me shumë makrrotoponime
i quajtën nga Iliria
i ruajtëm edhe ne fëmia
Maja më e lartë e vendit tim
një kohë plot civilizim
Quhet Kulinë
sa bukur më jehonte zani
te Shullani
me gjallëri ia thonim këngës
Te Bregu i Lamës
Na dilte djersa mbi mëngë këmishës
kur luanim top,te ara e Kishes
në mbrëmje e mëngjez
tuboheshim në Gurrec
lojërat e rinisë
i bënim në Melishtë
me gurapesh bënim gara
kur u tubonim te Bara
shumë lojëra fëmijësh
në Baçevishtë
tuboheshin bijë e bija
Te Qylkia
Ditën punonim në arë
në mbrëmje tuboheshim
te Guri i Madh
shpesh u tubuam
edhe te guri i shpuam

fushat e gjëra
malet e thella
deri te Mella
tufat e bagëtisë
i ruanim në Dardhishkë
te Ara e Rrezes
vraponim,pas dredhëzes
i punonim fushat
tek Pusat
hingëllonte gjoku
te Bishtoku
mbrëmjet e rinisë
i mbanim ,deri në Ponticë
gjitha i kam gjak ndër dej
sa bukur jetohet këtej
fushat me grurë,malet me përrenj
mes fshatit dy lumenj
prej ilirisë
e ruajtëm dashurinë e vëllazërisë
te shkolla,fusha dhe porta
ishim vëllezër e motra
Krilevë vend i bekuar
shekujt i ke kaluar
me vëllezër të bashkuar

Të deshi njerëzia
nga Iliria
unë biri juaj
jetoj në vend të huaj
rrënjët i kam në Kabuaj.
Si jam unë sot
në trojet pa zot
ku punoj si robot
ku bukës i thonë “Brot”
Kur e han,e lanë me lot
gjumin e bëjë si në skëterrë
jetoj mes Evropës
ëndrren e kam në Krilevë.