FIDANISHTJA

Kërkohet “Agjenti” serb i BIA-s që mashtroi shqiptarët e Preshevës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Preshevë – Policia po kërkon Zvonko C. (49) nga Kragujevci i cili gjendet aktualisht në arrati për të cilin dyshohet se është paraqitur si një zyrtar i shërbimit sekret serb, gjegjësisht i Agjencisë së Sigurimit të Informacionit (BIA) , duke ju premtuar trajtim më të mirë për të burgosurit në Nish, njoftoi sot Departamenti i Policisë së Nishit, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Agjenti” Zvonko C. (1958) për shërbimet e premtuara prej njerëzve nga Presheva dhe Bujanoci ka arritur të marrë më shumë se 3.500.000 din. (30.000 €) ?!

I dyshuari fillimisht në vitin 2004 erdhi në kontakt me Ali A. nga Presheva dhe kushëririn e tij Sefadinin Q. i cili u dënua me burg për vrasje , duke u zotuar se mund të ndihmojë për të zvogëluar afatin e burgimit, ka shtuar policia.

KKVITI

Sipas mediave serbe, duke ju referuar burimeve policore, ai në mënyrë të përsëritur ka marrë të holla në shumën prej 1.4 milionë din, (10.000 €) transmeton “Presheva Jonë”.

Aktiviteti i “agjentit” flace ishte i shtrirë pos në Preshevë edhe në Bujanoc ku Zvonkoja dyshohet po ashtu se në periudhën nga viti 2004 – 2007 ka mashtruar Hasan R. nga Bujanoci që do t’ju ndihmojë për të blerë ndërmarrjen ”Bratstvo” Preshevë, ku Hasani i paska paguar 2.2 milionë din. (20.000 €) njofton policia.

Autoritetet nga Departamenti i Policisë janë duke kërkuar të dyshuarin.