Nuhiu: AKR-ja u thotë stop kryetarëve endacak
Gjilan – Nuhi Nuhiu nënkryetar i AKR-së thotë se po vazhdojnë aderimet e reja në këtë subjekt politik, derisa ajo tashmë ka hartuar edhe kriteret për kandidatët për kryetar komune. Më nuk do të ketë vend për kryetar endacak sepse ai duhet të jetë banor dhe banues në Gjilan thotë Nuhiu.
Nuhi Nuhiu thotë se çdo ditë kemi aderime të reja. “Dhe tani jemi duke hartuar programin zgjedhor me të gjithë kryetarët e nëndegëve, njëherit jemi në përfundim të kritereve për kandidatët, të cilët pretendojnë të paraqitën për kryetar komune nga dega e AKR-së. Mes të gjithë kritereve është të jetë banor dhe banues në Gjilan. Më s’do të ketë vend për kryetar endacak. Dhe shumë kritere të tjerë, sepse Gjilani dhe AKR-ja ka kuadro që janë vendas, bollë më me import” tha Nuhiu./rajonipress/

