Vuajtja nga depresioni shpejton procesin e plakjes
Hulumtuesit holandez kanë krahasuar strukturat qelizore të quajtura “telomere”, në më shumë se 2.400 njerëz që vuajnë apo nuk vuajnë nga depresioni.
Një popullsi mesatare humb prej 14 deri 20 qeliza bazë të ADN-së çdo vit në telomerë, raportoi kompania digjitale “Everyday Health”.
Strukturat qelizore të njerëzve që kanë vuajtur nga depresioni, ishin dukshëm më vogla, se sa të njerëzve që nuk vuajnë nga kjo ndjenjë pikëlluese.
Hulumtuesi Josine Verhoeven dhe kolegët e tij nga Qendra Mjekësore Universitare në Holandë dhe SHBA, kanë zbuluar se pacientët me depresion kanë struktura qelizore më të shkurtra.
Rezultatet e analizave u publikuan në revistën mjekësore “Molecular Psychiatry”.
Pas një studimi të ri, hulumtimet kanë rezultuar se depresioni jo vetëm që mund të mjekohet përmes aktivitetit fizik, por edhe mund të ndalohet.
Hulumtuesit kanë treguar se personat që merren me aktivitete sportive kur janë të rinj, janë më pak të rrezikuar nga depresioni kur kalojnë në periudhën e pleqërisë.
Projekti i cili ka mbledhur informacione nga 30 hulumtime, ka zbuluar se 25 nga këto 30 hulumtime ishin një lidhje në mes mungesës së aktivitetit fizik dhe diagnostifikimit me depresion më vonë gjatë jetës së tyre.
Studimi i publikuar në revistën mjekësore “American Journal of Preventive Medicine”, këshillon rreth 20 deri 30 minuta aktivitet fizik ditor për të gjithë njerëzit, siç janë shëtitja apo kopshtaria.


