Të rinjët e AAK-së në Gjilan, vizituan shoqatën e Hendikosit
Gjilan – Kryetari i ARK-së dega në Gjilan, Arlind Vokshi, u njoftua për së afërmi me problemet, preokupimet dhe sfidat që ballafaqohet shoqata e Hendikosit, nga Fatmir Shurdhani i cili është menaxher i Handikosit.
Nga shoqata të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi i shoqatës së të verbërve, Bajram Spahiu dhe kryetari i Bordit të Hendikosit, Ibish Avdyli.
Kryetari i Aleancës së të rinjëve në Gjilan premtoj që ARK do të sensibilizoj opinionin e gjerë publik për nevojat dhe problemet e anëtarëve të Hendikosit. “Fillimisht ju falënderoj për pritjen dhe ju premtoj që Aleanca e të Rinjëve në Gjilan do të sensibilizoj opinionin e gjerë publik për të krijuar kushte të përshtatshme për personat me nevoja të veçanta”, tha Vokshi.
Në këtë takim me kryetarin e ARK-së ishin edhe Fitore Isufi, Yllka Syla dhe Eugen Iseni./rajonipress/


